Atalanta ka barazuar ndaj Milanit me rezultat 1-1 në Serie A.
Vendasit treguan karakter dhe vendosmëri, por në fund u befasuan.
Pjesa e parë ishte me pak raste, ndërsa vendasit kaluan në epërsi në minutën e 44-të me golin e Andrea Contit.
Pjesa e dytë filloi me shansin e Mario Pasalic (46’), pastaj Franck Kessi (66’), por siç thotë ligji i pashkruar i futbollit, kur nuk shënon pëson.
Mysafirët shënuan golin e barazimit në minutën e 87-të me anë të Gerard Deulofeut.
Pas këtij barazimi Atalanta vazhdon në pozitën e pestë me 66 pikë, gjashtë më shumë se Milani një vend më poshtë.
Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është ndaj Empolit, kurse kuqezinjtë presin Bolognan. /Telegrafi/
📹 WATCH: Gerard Deulofeu snatches a late equaliser for #ACMilan at the Atleti Azzurri! #AtalantaMilan 🔴⚫️🇪🇸
[Via @semo33] pic.twitter.com/pXevM3nI5d
— SempreMilan (@SempreMilanCom) May 13, 2017