Rasmus Hojlund ka qenë sensacion këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A duke shkëlqyer me fanellën e Atalantës.
Sulmuesi i talentuar danez iu bashkua Atalantës në gusht të vitit të kaluar nga Sturm Graz për shumën e 17 milionë eurove dhe filloi të lë gjurmë menjëherë në Serie A.
Në 34 ndeshje me fanellën zikaltër, Hojlund ka realizuar 10 gola e ka asistuar në katër të tjerë, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Manchester United është një nga skuadrat favorite për të nënshkruar me danezin dhe tanimë ata kanë bërë përpjekjen e parë.
Megjithatë oferta e parë e Djajve të Kuq për Hojlund është refuzuar menjëherë nga Atalanta.
Sipas asaj që ka njoftuar Corriere dello Sport, gjiganti anglez ka ofruar 35 milionë euro, shumë që është konsideruar shumë e ulët nga klubi italian.
Gjithnjë sipas mediumit italian, Atalanta synon që të fitojë së paku 50 milionë euro nga shitja e Hojlund, edhe pse po pret oferta edhe nga Real Madrid, Bayern Munich, Inter e Juventus për xhevahirin e tyre. /Telegrafi/