Atalanta ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Juventusit në Gewiss Stadium në garën për top-katërshe në Serie A.
Skuadra nikoqire e nisi më mirë takimin duke rrezikuar në minutat e parë, ndërkohë që Zonja e Vjetër kërcënoi përmes Alvaro Moratas.
Në 45 minutat e para rrjetat nuk u prekën dhe ekipet shkuan në pushim me shifrat e fillimit të ndeshjes.
Luis Muriel ishte i pari që rrezikoi në fraksionin e dytë, ndërsa një mundësi të humbur e pati Paulo Dybala nga gjuajtja e lirë.
Me kalimin e minutave, Bianconerët i intensifikuan sulmet në përpjekje për ta fituar ndeshjen, porse nikoqirët rrezikonin me kundërsulme.
Pas një gjuajtje nga këndi, Ruslan Malinovsky e provoi fatin nga largësia dhe topi u devijua për t’u ndalur në rrjetën e Wojciech Szczesny.
Me këtë fitore, Atalanta pozicionohet në vend të tretë në tabelë me dy pikë më shumë se Juventusi, derisa Zonja e Vjetër ka vetëm tri pikë më shumë se Napoli që ndodhet një vend më poshtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1383793984418435076