Telegrafi

Atalanta – Milan, formacionet zyrtare të derbit të xhiros në Serie A

Atalanta do të jetë nikoqir i Milanit në ndeshjen kryesore të kësaj jave në Serie A.

Skuadra që bëri sensacion këtë edicion në Ligën e Kampionëve, kërkon që të rikthehet te fitorja pas humbjes javën e kaluar në udhëtim te Bologna.

Ndërkohë Milani është duke kaluar nëpër një moment të mirë pasi në katër ndeshjet e fundit ka marrë tetë pikë.

Dy ekipet në këtë takim futën që të marrin pikët maksimale, pasi vetëm kësisoj do të mbesin në garë fuqishëm për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Formacionet zyrtare:

Atalanta: 

Atalanta: Gollini, Toloi, Palomino, Gjimshiti, Castagne, De Roon, Pasalic, Gosens, Ilicic, Malinovskyi, Gomez.

Milan: Donnarumma, Conti, Musaccho, Romagnoli, Rodriguez, Kessie, Bennacer, Bonaventura, Suso, Piatek, Calhanoglu. /Telegrafi/