Interi ka marrë tre pikë të mëdha nga udhëtimi te Atalanta, pasi ka triumfuar me rezultat 2-3.
Neroazzurët mposhtën bergamaskët me rikthim 2-3, pasi e panë vetën në disavantazh 1-0 në minutën e 25-të.
Edin Dzeko me dy gola dhe Palomino me një autogol ishin realizuesit për Neroazzurët, derisa mbrojtësi argjentinas dhe Adama Lokman shënuan për vendasit.
Pikërisht sulmuesi boshnjak Edin Dzeko dhe mesfushori turk Hakan Calhanoglu ishin futbollistët me notat më të larta në këtë ndeshje.
Me këtë fitore Interi ngritët në vendin e katërt me 30 pikë, derisa Atalanta mbetet në pozitën e gjashtë me tre pikë më pak. /Telegrafi/