Atalanta dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin italian.
Nerazzurrët janë mysafirë të klubit bergamas në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit vjen në këtë ndeshje nga një barazim dhe një humbje, kështu që dëshiron t’i rikthehet fitoreve në mënyrë që të qëndron brenda katërshes.
Ci siamo quasi #InterFans! #AtalantaInter 🔜
Anche oggi in campo con la divisa Away 📸 #ForzaInter pic.twitter.com/0K2ZGB1zQO
— Inter ⭐⭐ (@Inter) April 14, 2018
Në anën tjetër, Atalanta gjendet në një formë më të mirë dhe dëshiron ta vazhdoj edhe ndaj Interit me një rezultat pozitiv.
#AtalantaInter squadra arrivata!#GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/uwVTTVbIM6
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) April 14, 2018
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Etrit Berisha gjendet titullar te vendasit.
Atalanta: Berisha; Toloi, Caldara, Masiello; Hateboer, de Roon, Freuler, Gosens; Cristante; Barrow, Gomez
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Santon; Gagliardini, Valero; Cancelo, Rafinha, Perisic; Icardi.
/Telegrafi/