Interi është mysafir i Atalantas për ta zhvilluar ndeshjen e javës së nëntë të Serie A.
Nerazzurrët duhet të nxjerrin rezultat pozitiv për të tejkaluar problemet e javëve të fundit.
Ekipi i Frank de Boer është në vendin e 11-të në tabelë me po aq pikë të arkëtuara pas tetë javëve të para.
Skuadra e Gian Piero Gasperinit është e 14-ta në tabelë me një pikë më pak se Interi.
Formacioni startues i Atalantas: Berisha; Masiello, Toloi, Caldara; Conti, Kessié, Kurtic, Freuler, Dramé; Petagna, Gomez
Formacioni startues i Interit: Handanovic; Nagatomo, Miranda, Murillo, Santon; Joao Mario, Medel, Brozovic; Eder, Icardi, Perisic
/Telegrafi/