Juventusi i ka ndarë pikët me Atalantan (1-1) në xhiron e parafundit në Serie A, duke e lënë të hapur kështu garën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi, duke shënua gol me anë të Josip Ilicic, i cili realizoi në minutën e 33-të, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë kishte më shumë raste, pasi Juventusi insistoi ta barazonte rezultatin, duke e arritur atë në minutën e 80-të.
Mario Mandzukic arriti të shënonte nga një pozicion tejet i vështirë, duke i siguruar kështu Juventusit një pikë, edhe pse tashmë është shpallur kampion i Serie A-së për të tetën herë me radhë.
Zonja e Vjetër e mbylli ndeshjen me 10-të lojtarë në fushë, pasi Federico Bernardeschi (90’+3) u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së palejuar që bëri ndaj lojtarit të Atalantas.
Pa xhiros së 37-të, Juventusi ka arkëtuar 90 pikë, ndërsa Atalanta është në të tretin me 66 pikë, e që do ta zhvillojnë edhe një xhiro për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Peenfe5t_gg