Etrit Berisha po i kalon ditët e fundit si portier i skuadrës italiane Atalanta.
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë pritet të ndërrojë skuadër gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Berisha nuk është më zgjedhje e parë e trajnerit Gasperinit, ku rolin e titullarit e ka fituar tashmë Gollini.
Sipas Gazzetta dello Sport mund të transferohet te SPAL-i, ku do ta kishte të sigurt pozicionin e portierit të parë.
Një tjetër opsion për të ardhmen e tij është Lecce, skuadër e rikthyer në elitën e futbollit italian dhe që po kërkon futbollistë me eksperiencë për përballuar sezonin e gjatë në Serinë A.
Atalanta tanimë ia ka vendosur edhe çmimin reprezentuesit shqiptar, pasi për ta lënë të lirë atë po kërkon tre milionë euro.
Kujtojmë që Berisha më parë ka luajtur edhe për Lazion dhe skuadrës suedeze Kalmar. /Telegrafi/