Telegrafi

Atalanta fiton me rikthim ndaj Romës, Gjimshiti asiston tek njëri gol

Atalanta ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.

Roma e nisi mirë ndeshjen, por në pjesën e dytë patën rënie nga loja duke humbur takimin dhe hapin për pozitën e katërt.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, raste më të mira të vendasve, por me golin që gjeti vetëm Roma.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të dhe ishte Edin Dzeko, i cili pasi vodhi një top nga mbrojtësit shënoi për 0-1.

Në pjesën e dytë, Atalanta tregoi tjetër fytyrë duke u rikthyer në lojë dhe duke marr të tri pikët.

Fillimisht ishte Jose Palomino (51’), i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Berat Gjimshitit, ndërsa Mario Pasalic (60’) shënoi për 2-1 dhe ky goli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Atalanta e sheh veten në pozitën e katërt me 45 pikë apo gjashtë më shumë se Roma e pesta.

Në ndeshjen e radhës, klubi nga Bergamo e pret Sassuolon, ndërsa Giallorossët e presin Leccen. /Telegrafi/