Atalanta ka marr një fitore të madhe ndaj Ajaxit me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Vendi i parë në këtë grup ishte rezervuar nga Liverpooli, ndërsa këto dy skuadra luftonin për vendin e dytë.
Ajaxi edhe pse kishte një pikë më pak luante vendas dhe shihej më i avantazhuar, por Atalanta me stil mori fitoren.
Rastin e parë e kishte Atalanta në minutën e 20-të, ku Marten de Roon mori një pasim nga Duvan Zapata, por nuk arriti të shënojë.
Pjesa e dytë ishte më e gjallë dhe me m shumë raste.
Ajaxi provoi me Klaas-Jan Huntelaar dhe Davy Klaassen, por nuk arriti të shënojë.
Holandezët mbetën me një lojtar më pak, pasi Ryan Gravenberch pas dy kartonëve të verdhë, u ndëshkua me të kuqin.
Në minutën e 85-të u shënua goli i fitores për Atalantan. Luis Muriel mori nj pasim nga Remo Freuler dhe e ktheu në gol për 1-0.
?? Muriel delivers for Atalanta as a sub in the 84’, Atalanta up 1-0 and looking like they will advance in #UCL play! pic.twitter.com/BTx91lrzoZ
— Morning Blitz (@Morning_Blitz) December 9, 2020
Deri në fund nuk kishte më raste dhe italianët për herë të dytë me radhë kalojnë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë./ Telegrafi/