Telegrafi

Atalanta fiton 40 milionë euro pas kalimit të grupeve në Ligën e Kampionëve

Atalanta do të marrë të paktën 40 milionë euro nga sezoni i tyre i parë e parë në Ligën e Kampionëve pasi rezervoi një vend në raundin e 1/16-tës.

Ekipi nga Bergamo kanë një nga faturat më të ulëta të pagave në Serie A, por kanë përfunduar të tretin sezonin e kaluar dhe kanë kaluar fazën grupore në garën elitare evropiane.

Sipas llogaritjeve të faqes Calcio e Finanza, Atalanta do të fitojë 40 milionë euro nga përvoja e tyre në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Atalanta bën mrekullinë, mposht Shakhtarin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt

Ata tashmë kishin të garantuara 23.6 milionë euro  vetëm me hyrjen në fazën e grupeve.

Në gjashtë ndeshje, rezultatet e tyre fituan 6.3 milionë euro të tjera në shpërblime (2.7 milion për fitoret ndaj Dinamo Zagreb dhe Shakhtar Donetsk, plus 900 mijë euro për barazimin me Manchester Cityn).

Atalanta ishte befasia e grupeve (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ekziston edhe një tjetër bonus prej 9.5 milionë eurosh për të arritur në raundin e eliminimit direkt.

Të gjitha këto shkojnë deri në 39.4 milionë euro, por nuk marrin parasysh paratë që ata do të marrin nga dy ndeshjet e fazës pasuese.

Lexo po ashtu Jo vetëm eliminim, Interi humbet mbi 12 milionë euro pas humbjes nga Barcelona

Ndërsa Interi u eliminua nga gara, Atalanta do të ketë një pjesë më të madhe të tregut televiziv, diku midis 5 milion dhe 7.4 milion eurosh.

Ekzistojnë edhe faturat e biletave nga ndeshjet në shtëpi në San Siro, të cilat në fazën grupore u panë atyre 3.4 milionë fitime nga tre ndeshje. /Telegrafi/