Telegrafi

Atalanta e Berishës mposht në udhëtim Napolin e Hysajt (Video)

Atalanta ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Napoli, duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Skuadra e portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berishës, Atalanta ka vazhduar me fitore në Serie A, duke u ngjitur kështu në pozitën e katërt në tabelë.

Bergamasit kanë shënuar në të dy pjesët nga dy gola, duke marrë kështu një fitore të madhe, e cila ishte e katërta rresht në kampionatin italian.

Goli i parë i Caldaras me kokë

Goli i parë u shënua në minutën e 28-të nga mbrojtësi Mattia Caldara pas asistimit të Andrea Conti dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.

Edhe golin e vetëm në pjesën e dytë e shënoi pikërisht Caldara, i cili mposhti Pepe Reinan për herë të dytë në minutën e 70,  ku kësaj radhe u shërbye nga Leonardo Spinazzola.

Gol i bukur ky i dyti nga Caldara!

Pas kësaj fitore, Atalanta e sheh vetën në pozitën e katërt me 51 pikë, ndërsa Napoli e treta me 54 pikë.

Pritja spektakolare e Berishës te gjuajtja e Mertens!

Berisha pati paraqitja spektakolare gjatë 90 minutave, ndërsa Hysaj luajti deri në minutën e 79, ku nuk kishte ndonjë paraqitje të mirë dhe u ndëshkua me kartonë të verdhë. /Telegrafi/