Atalanta ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Napoli, duke e mposhtur me rezultat 2-0.
Skuadra e portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berishës, Atalanta ka vazhduar me fitore në Serie A, duke u ngjitur kështu në pozitën e katërt në tabelë.
Bergamasit kanë shënuar në të dy pjesët nga dy gola, duke marrë kështu një fitore të madhe, e cila ishte e katërta rresht në kampionatin italian.
Goli i parë u shënua në minutën e 28-të nga mbrojtësi Mattia Caldara pas asistimit të Andrea Conti dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.
Edhe golin e vetëm në pjesën e dytë e shënoi pikërisht Caldara, i cili mposhti Pepe Reinan për herë të dytë në minutën e 70, ku kësaj radhe u shërbye nga Leonardo Spinazzola.
Pas kësaj fitore, Atalanta e sheh vetën në pozitën e katërt me 51 pikë, ndërsa Napoli e treta me 54 pikë.
Berisha pati paraqitja spektakolare gjatë 90 minutave, ndërsa Hysaj luajti deri në minutën e 79, ku nuk kishte ndonjë paraqitje të mirë dhe u ndëshkua me kartonë të verdhë. /Telegrafi/
https://twitter.com/TuttaLaJuve/status/835547604951969792
Juventus B 2 – 0 Napoli
Assist no 3 for Spinazzola
Goal no 5 for Caldarapic.twitter.com/b7TwsfgfCw— JuveFC (@juvefcdotcom) February 25, 2017