Telegrafi

Atalanta drejt Ligës së Kampionëve – tetë futbollistëve që iu është rritur vlera, aty edhe Berat Gjimshtit

Atalanta po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe gjendet në vendin e katërt në Serie A që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Fitoja e sotme ndaj Udineses 2-0 i ka dërguar në pozitën e katërt.

Po ashtu bergamasit janë në finalen e Kupës së Italisë, pasi eliminuan Fiorentinën dhe Juventusin.

Ecuria dhe paraqitjet e shfaqura të zikaltërve, kanë bërë që vlera e lojtarëve të rritet ndjeshëm.

Nga një vit më parë, tetë lojtarë të Atalantas vlejnë plot 146 milionë euro më shumë. /Telegrafi/

Pierluigi Gollini (U ble  4.5 milionë euro, vlen 15 milionë euro)

Gianluca Mancini ( U ble 1 milion euro, vlen 25 milionë euro)

Berat Gjimsiti (Erdhi falas, kushton 20 milionë euro)

Hans Hateboer (U ble 200 mijë euro, vlen 20 milionë euro)

Timothy Castagne (U ble 5 milionë euro, vlen 20 milionë euro)

Remo Freuler  (U ble 700 mijë euro, vlen 16 milionë euro)

Robin Gosens (U ble 800 mijë euro, vlen 15 milionë euro)

Duvan Zapata (u ble 26 milionë euro, vlen 50 milionë euro)