Telegrafi

Atalanta me disa mungesa kyçe për përballjen me Liverpoolin

Robin Gonsens dhe Marten de Roon janë lënë jashtë skuadrës së Atalantës për takimin ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Gian Piero Gasperini ka marrë një lajm fantastik se Hans Hateboer do të jetë i gatshëm për këtë sfidë të vështirë.

Mattia Caldara do të jetë një tjetër mungesë e madhe për Atalantan. Ish-anëtari i Milanit ka pasur një operacion në gju në muajin që lamë pas dhe do të mungojë deri në fillim të vitit 2021.

Takimi mes të dy skuadrave zhvillohet të martën në mbrëmje nga ora 21:00 në stadiumin Gewiss:

Lista e lojtarëve të ftuar nga Atalanta:

Portierë: Rossi, Sportiello, Gollini.

Mbrojtësit: Toloi, Palomino, Romero, Djimsti, Mojica, Depaoli, Hateboer, Ruggeri.

Mesfushorët: Freuler, Malinovskyi, Pessina, Miranchuk, Pasalic.

Sulmuesit: Lammers, Muriel, Gomez, Ilicic, Diallo, Zapata. /Telegrafi/