Me nga një gol të shënuar në secilën portë, Atalanta dhe Milani (1-1) i kanë ndarë pikët në Gewiss Stadium, ku u zhvillua ndeshja e javës së dytë në Serie A.
Ruslan Malinovsky pranoi një pasim në qendër nga Joakim Maehle dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (29’).
Me epërsi prej një goli të skuadrës nikoqire, përfunduan 45 minutat e para të takimit.
Në fraksionin e dytë, Rossonerët rrezikuan në dy raste të njëpasnjëshme përmes Pierre Kalulu dhe Rafael Leao.
Ndërsa pas një ore loje, rastin më të mirë e pati Sandro Tonali, por topi u ndal nga portieri.
Rezultati u barazua në minutën e 68-të, kur Ismael Bennacer e pranoi topin, krijoi hapësirë dhe realizoi gol të bukur.
Edhe Atalanta, edhe Milani kanë nga një fitore dhe një barazim, ashtu që qëndrojnë në kuotën e katër pikëve. /Telegrafi/
🎥 | Bennacer’s goal against Atalanta https://t.co/CywMxrB46p
— Milan Eye (@MilanEye) August 21, 2022