Site icon Telegrafi

Atalanta dhe Ajaxi shënojnë katër gola në ndeshjen që u mbyll baras

Atalanta dhe Ajax kanë dhuruar spektakël në ndeshjen që u mbyll 2-2, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u takoi holandezëve që shënuan dy herë, ndërsa pjesa e dytë italianëve që u kundërpërgjigjën me të njëjtën mënyrë.

Fillimi i ndeshjes ishte më i qetë së sa ishte paramenduar, por u ndez në minutën e 30-të të ndeshjes, kur Ajaxi fitoi penallti.

Robin Gosens pengoi në zonë një lojtarë të Ajaxit, ndërsa gjyqtari Damir Skomina akordoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë doli  Dusan Tadic që e dërgoi në anën tjetër portierin Marco Sportiello.

https://twitter.com/noobfcb/status/1321209333691093003

Në minutën e 38-të, Ajaxi dyfishoi epërsinë me talentin Lassina Traore i cili edhe pse i rrëzuar në tokë, prek topin për të dërguar pas vijës për 2-0.

https://twitter.com/noobfcb/status/1321209336312549382

Në pjesën e dytë Atalanta u këndell, duke u kthyer në lojë për 15 minuta.

Fillimisht një aksion i bukur Alejandro Gomez që harkoi te Duvan Zapata i cili shënoi me kokë për 2-1.

https://twitter.com/noobfcb/status/1321209338879463431

Pas gjashtë minutash sërish ishte Zapata që shënoi për 2-2 me një goditje të bukur brenda zonës.

https://twitter.com/noobfcb/status/1321209341299535872

Deri në fund të dy skuadrat kishin raste të mira, por gola më nuk pati.

Atalanta tani ka katër pikë, ndërsa Ajax mori pikën e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version