Telegrafi

Atalanta 5-0 Milan, notat e lojtarëve: Ilicic me notë maksimale, Gjimshiti perfekt

Atalanta. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Atalanta ka marrë një fitore të madhe përballë Milanit 5-0.

Skuadra zikaltër ka trupëruar kuqezinjtë teksa e ka dominuar ndeshjen që nga minuta e parë deri në të fundit.

Josip Ilicic shënoi dy gola, ndërsa Alejandro Gomez, Mario Pasalic dhe Luis Muriel kontribuan me nga një tjetër.

Josip Ilicic dhe Alejandro Dario Gomez. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Sulmuesi slloven ishte fantastik në këtë takim dhe mori notën maksimale, ndërsa lartë u vlerësuan edhe Pasalic dhe Gomez.

Mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti bëri një ndeshje të madhe dhe mori notën 7,2.

Te Milani dështoi reparti i mbrojtjes, teksa nota më e ulët shkoi për dyshen Musacchio-Conti. /Telegrafi/