Telegrafi

Atalanta 4-1 Inter, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve

Atalanta ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.

Interi është ndalur në udhëtim te Atalanta, të cilët e kanë prishur serinë e tyre prej shtatë fitoreve radhazi në kampionat.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Hans Hateboer (9′), Gianluca Mancini (62′), Berat Gjimshiti (88′) dhe Alejandro Gomez (90+) për vendasit, ndërsa për Interin shënoi Mauro Icardi (47′).

Lexo po ashtu Atalanta ndal serinë dhe mposht thellë Interin, Gjimshiti shënon në këtë fitore

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mesfushori slloven i vendasve, Josip Ilicic, i cili u notua me 9.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin kroat të Interit, Marcelo Brozovic që u vlerësua me 5.3.

Për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili pati një paraqitje të mirë duke u notuar me 7.8. /Telegrafi/

Atalanta:

Inter: