Site icon Telegrafi

Atalanta 3-3 Roma: Nota e Berishës, Gjimshitit dhe të tjerëve

Dzeko - Zapata (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Atalanta dhe Roma kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.

Klubi nga Bergamo ka arritur të bëjë një rikthim të çmendur ndaj Giallorossëve pasi nga disavantazhi prej tri golave kanë arritur të barazojnë në 3-3.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Timothy Castagne (44′), Raphael Toloi (59′) dhe Duvan Zapata (71′) për vendasit, ndërsa për Romën shënuan Edin Dzeko (2′, 33′) dhe Stephan El Shaarawy (40′).

Lexo po ashtu Atalanta me rikthim sensacional arrin barazim ndaj Romës

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte sulmuesi boshnjak Dzeko, i cili pas dy golave të shënuara u vlerësua me notë 9.0.

Edin Dzeko (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha që u notua me 5.2.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti që ishte njëri nga më të mirët duke u notuar me 7.2.

Atalanta:

Roma:

/Telegrafi/

 

Exit mobile version