Telegrafi

Atalanta 1-2 PSG, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Atalanta-PSG (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.

Kampioni francez ka arritur të bëjë çmenduri duke fituar vetëm në minutat shtesë ndaj italianëve dhe duke u bërë gjysmëfinalisti i parë i Ligës së Kampionëve.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mario Pasalic (27’) për Atalantan, ndërsa për PSG-në shënuan Marquinhos (90’) dhe Maxim Chuopo-Moting (90+).

Lexo po ashtu PSG fiton me rikthim ndeshjen e çmendur ndaj Atalantas dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli brazilian, Neymar, i cili krijoi shumë në këtë ndeshje dhe në fund u notua me 9.7.

Neymar (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Luis Muriel të Atalantas që u vlerësua me notë 5.6.

Për 60 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.7.

Atalanta:

PSG:

/Telegrafi/