(E plotësuar) Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Ukrainës dhe Rusisë janë takuar për të arritur një paqe të qëndrueshme ndërsa agresioni rus në Ukrainë hyn në ditën e 15-të.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, takimi trepalësh i nivelit të lartë filloi në orën 11:00 lokale (0800 GMT) në qytetin turk të Antalias në margjinat e Forumit të Diplomacisë së Antalias. /Telegrafi/
Ata tashmë kanë mbërritur në Antalia – Turqia pret takimin e parë të diplomatëve të lartë rusë dhe ukrainas që nga fillimi i agresionit
Ministrat e Jashtëm nga Rusia dhe Ukraina do të takohen në Turqi të enjten (10 mars) në bisedimet e para të nivelit të lartë midis dy vendeve që kur Moska pushtoi fqinjin e saj, me Ankaranë që shpreson se ato mund të shënojnë një pikë kthese në konfliktin e ndezur atje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka “zbutur” pritshmëritë për një marrëveshje armëpushimi ose rezultate të tjera nga takimi me homologun rus Sergei Lavrov, në margjinat e një forumi të diplomacisë në provincën jugore të Turqisë, Antalia.
Agresioni i Rusisë ka zhvendosur më shumë se 2 milionë njerëz në atë që Kombet e Bashkuara e quajnë krizën më të shpejtë humanitare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
https://twitter.com/RoyalIntel_/status/1501782295807774721?s=20&t=Yu4sN6M4fsQFPoYlEAMkZA
Anëtari i NATO-s, Turqia kishte ofruar në mënyrë të përsëritur të ndërmjetësojë mes palëve dhe do të presë dy diplomatët e tyre kryesorë pas disa javësh përpjekjesh ndërmjetësimi nga fuqitë botërore.
Kuleba i kërkoi Lavrov-it që t’i qaset bisedimeve “me mirëbesim, jo nga një perspektivë propagandistike”, shkruan Euractiv.
#Ukraine's Minister of Foreign Affairs Dmitro Kuleba on the negotiations with Lavrov, which will be held tomorrow in Antalya:
“To tell the truth, my expectations from the negotiations are not high. But we will do our best” pic.twitter.com/4XNMT7frAN
— World News (@warnewstr) March 9, 2022
“Unë do të them sinqerisht se pritjet e mia nga bisedimet janë të vogla”, tha Kuleba në një deklaratë video të mërkurën. “Ne jemi të interesuar për një armëpushim, për çlirimin e territoreve tona dhe pika e tretë është zgjidhja e të gjitha çështjeve humanitare”.
Moska në anën tjetër ka thënë se është e gatshme për bisedime me Ukrainën, por se të gjitha kërkesat e saj – duke përfshirë që Kievi të marrë një pozicion neutral dhe të heqë dorë nga aspiratat për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s – duhet të përmbushen për t’i dhënë fund sulmit të saj.
В Анталії розпочалася зустріч глав МЗС росії та Туреччини у форматі «без краваток» pic.twitter.com/rigaEouRlq
— Прямий (@prm_ua) March 10, 2022
Ndryshe, delegacionet nga të dy vendet kanë mbajtur tri raunde bisedimesh më parë, dy në Bjellorusi dhe një në Ukrainë.
Pavarësisht disa shenjave pozitive në aranzhimet humanitare, ato negociata kanë pasur pak ndikim.
🇺🇦 Глава МЗС Дмитро Кулеба прибув до Анталії. Там заплановані переговори з міністром закордонних справ росії Лавровим. pic.twitter.com/SH2bcu1v6y
— Прямий (@prm_ua) March 10, 2022
Moska e quan inkursionin e saj një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur Ukrainën dhe për të larguar liderët që i quan “neo-nazistë”.
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e hedhin poshtë këtë si pretekst të pabazë për një luftë të paprovokuar kundër një vendi demokratik me 44 milionë banorë. /Telegrafi/