Site icon Telegrafi

Ata që spekuluan se Kim e sajoi vjedhjen, do të përballen me gjykatën

Kim Kardashian ka paditur MediaTakeOut.com, pas raportimeve se ajo ka gënjyer në lidhje me incidentin që i ndodhi në Paris – raporton TMZ.

35-vjeçarja ka ngritur padi kundër tyre, pasi që kjo faqe ka publikuar tri histori të ndryshme rreth detajeve të rreme dhe organizimit të grabitjes.

Lexo po ashtu "Kim Kardashian e sajoi grabitjen"

Kim kishte kërkuar që faqja t’i heqë tregimet e rreme dhe të kërkojë falje, por kjo gjë nuk ndodhi, transmeton Klan Kosova.

Ylli televiziv amerikan u grabit me armë në Paris javën e kaluar, kur truproja i saj nuk ishte i pranishëm.

Lexo po ashtu Hajnat serbë e tmerruan dhe i vodhën stolitë e Kim Kardashian (Foto)

Plaçkitësit vodhën bizhuteri miliona dollarësh dhe aktualisht janë duke u kërkuar nga policia franceze.

Exit mobile version