Telegrafi

Ata që nuk ngriten në këmbë kur intonohet himni kombëtar i Malit të Zi, mund të dënohen me 300 deri në 2 mijë euro

Çdo qytetar i Malit të Zi që nuk ngritet në këmbë kur intonohet himni kombëtar, mund të dënohet me gjobë deri në dymijë euro, kështu të paktën e parasheh ligji i ri që pritet të hyj në fuqi së shpejti, shkruan euronews.

Ligji i ri për simbolet shtetërore dhe ditën e pavarësisë së Malit të Zi, ka kaluar në kabinet gjatë javës së kaluar, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë personat që nuk ngriten në këmbë kur intonohet himni kombëtar, mund të dënohen me një gjobë prej 300 e deri në 3 mijë euro”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga qeveria e Malit të Zi.

Shumë serbë që jetojnë në Mal të Zi, që nga viti 2004 kanë refuzuar ta pranojnë si himn kombëtar himnin e Malit të Zi. /Telegrafi/