Site icon Telegrafi

Ata që e kanë pagën mbi një mijë euro, nuk përftitojnë nga pakoja e Qeverisë

Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Mirëpo jo të gjithë punëtorët e këtyre kategorive do të subvencionohen.

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka thënë se shuma prej që u nda sot nga Qeveria nuk i përfshinë punëtorët që kanë paga mbi 1,000 euro.

“Subvencionimi me nga 100 euro, është për ata të cilët paga e tyre nuk kalon mbi 1000 euro”, ka shkruar Kërçeli në një postim në “Facebook”.

Lexo po ashtu Ata që e kanë pagën mbi një mijë euro, nuk përftitojnë nga pakoja e Qeverisë

Pensionistët do të jenë kategoria e parë që do të përfitojnë nga ndihma e Qeverisë.

Më pas do të vijnë punëtorët e sektorit publik, që shtesat parashihet t’i marrin në fund të muajit.

Për studentët dhe punëtorët e sektorit privat do të hapet procesi i aplikimit./Telegrafi/

Exit mobile version