Michael Myers nga “Halloween”, klouni nga saga e Stephen Kingut, “It”, Freddy Krueger e Leatherface – janë disa prej karaktereve më të frikshme në histori të filmit.
Telegrafi ju sjell fytyrat e vërteta të aktorëve që kanë luajtur rolet e këtyre vrasësve tmerrues.
Portretizimin e Michael Myers e kanë bërë shumë aktorë, ndërsa më të njohurit janë Nick Castle dhe Tony Moran. Të dy aktorët janë paguar shumë pak për rolin e karakterit të njohur (i pari 25 dollarë në ditë, derisa i dyti vetëm 250 dollarë për gjithë filmin).
Vrasësin masovik, Freddy Krueger, e ka luajtur Robert Englund. Tash 67 vjeç, Englund ka qenë njëri nga ideatorët e maskës së Krueger, ndërsa ka luajtur në tetë filma radhazi.
Klouni Pennywise nga romani i Stephen King u bë i famshëm fillimisht me serialet e pastaj edhe në adaptimin filmik. Tim Curry është aktori që e ka portretizuar atë.
Leatherface nga filmi “The Texas Chainsaw Massacre” është luajtur nga disa aktorë, mes tyre Gunnar Hansen, Bill Johnson e Andrew Bryniarski. /Telegrafi/