Mikel Arteta ka thënë se Gabriel Martinelli dhe Fabio Vieira kanë një lidhje të fortë mes vete dhe me Arsenalin, duke e marr si shembull lidhjen që kishte Granit Xhaka me Oleksandr Zinchenkon.
E gjithë situata u zhvillua kur trajneri Arteta u pyet për Kai Havertz.
“Ne do të shohim [për një pozicion më të mirë], sepse gjërat do të ndryshojnë, ju e dini, dhe do të gjejë kiminë”.
“Granit [Xhaka], nëse ai nuk do të luante me Oleksandr [Zinchenkon] ndoshta do të kishte qenë ndryshe. Por diçka kishte aty, por ajo kimi e ndërtuar nuk erdhi vetëm në fushë, por jashtë saj dhe kjo e ndihmoi të gjithë rrjedhshmërinë”.
“Nëse i bashkoni Fabio [Vieira] dhe [Gabriel] Martinelli, diçka e mirë do të ndodhë sepse ata janë si vëllezër”.
“Dhe është diçka që nuk është në taktikë, nuk është në formacion, është diçka tjetër. Ata kërkojnë njëri-tjetrin, shikojnë njëri-tjetrin, kuptojnë njëri-tjetrin dhe duan të luajnë me njëri-tjetrin. Dhe kjo është një plus dhe ne duhet të jemi gjatë gjithë kohës duke u përpjekur ta zhvillojmë këtë”, ka thënë Arteta.
Martinelli dhe Vieira e kanë pranuar hapur se janë si vëllezër. Ata shpesh shihen së bashku gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve. /Telegrafi/