Unai Emery nuk i beson Juventusit dhe mungesave të shumta, duke e krahasuar me Real Madridin dhe Bayern Munichun.
Trajneri i Aston Villas në konferencën për shtyp foli për ndeshjen kundër bardhezinjve, të planifikuar për nesër nga ora 21:00 në “Villa Park”.
“E shikuam dhe analizuam Juventusin në kampionat dhe Ligën e Kampionëve, ata janë shumë të fortë në mbrojtje. Me dhe pa top ata po ndërtojnë ekipin duke u përpjekur të mbajnë posedimin dhe dominojnë lojërat me topin”.
“Juve është një nga skuadrat më të mira në botë, si Real Madrid në Spanjë, Bayern në Gjermani dhe PSG në Francë. Liga e Kampionëve është gara më e mirë dhe ne shpresojmë të luajmë sa më shumë ndeshje”.
“Shpresojmë të fitojmë nesër, por Juventusi është favorit dhe duke marrë parasysh 9 pikët tona në renditje, edhe një barazim në fund nuk do të ishte një rezultat i keq”, deklaroi Emery që kishte fjalë shumë të mira edhe për Thiago Mottan. /Telegrafi/