Telegrafi

“Ata janë në të njëjtën situatë” – Xavi i hap derën për largimin e dy lojtarëve të rëndësishëm këtë muaj

Si Ansu Fati ashtu edhe Marcos Alonso janë lidhur me largime gjatë verës, pasi klubit i nevojiten para, por edhe vend për nënshkrimet e reja. 

Largimet e tyre nuk duken shumë të mundshme për momentin pasi nuk ka oferta, por gjërat mund të ndryshojnë së shpejti.

“Jam shumë i lumtur me Ansu [Fati]. Ai është trashëgimia e klubit, e tashmja dhe e ardhmja. Nga këtu, ne do të vendosim të ardhmen e tij deri më 31 gusht”.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me AlonsoN. Ata janë në të njëjtën situatë me Ansun. Ka një treg që vazhdon deri në fund të muajit dhe do të shohim se cilët lojtarë do të qëndrojnë,” ka thënë Xavi për mediat.

Disa burime besojnë se nënshkrimi i Neymar do të jetë i mundur vetëm nëse Fati largohet, pasi ky i fundit do të krijonte një hapësirë ​​të rëndësishme në buxhetin e pagave.

Lexo po ashtu Ende shtatë lojtarë pa regjistruar – si mund të luajë Barcelona në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Getafes

Sa për Alonso, plani i raportuar i Xavi është që ta zëvendësojë atë me mbrojtësin e majtë 19-vjeçar Alex Valle, i cili ka qenë mbresëlënës kohët e fundit. /Telegrafi/