Cristiano Ronaldo ishte ylli i ndeshjes në takimin ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit, në të cilin i shënoi dy gola.
Superylli portugez e zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur në minutën e 38-të, ndërsa nuk zgjati shumë (42’) dhe e dyfishoi epërsinë duke reaguar më së miri në zonë pas një harkimi nga këndi.
Duke festuar golin e parë, 35-vjeçari e nxori gjuhën jashtë, një formë festimi për të cilën ishte i njohur legjenda e Zonjës së Vjetër, Alessandro del Piero.
Fotografitë krahasuese të festës së dy ikonave të futbollit i ka shpërndarë Juventusi në faqet zyrtare në rrjetet sociale me përshkrimin: “Duke folur gjuhën e njëjtë”.
Ndryshe, ky ishte goli i tetë i Ronaldos në Serie A këtë sezon, aq sa ka shënuar edhe Zlatan Ibrahimovic (që e ka mundësinë të realizojë edhe në sfidën ndaj Napolit). /Telegrafi/