Një komitet i Kongresit po fillon një hetim mbi festivalin vdekjeprurës “Astroworld” dhe kompaninë që veproi si promovuese e koncertit.
Gjatë koncertit në Houston, Texas, më 5 nëntor, nga turma e madhe dhjetë persona mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.
Komiteti i Mbikëqyrjes dhe Reformës së Dhomës së Përfaqësuesve i dërgoi një letër të mërkurën presidentit dhe CEOs të Live Nation Entertainment, Michael Rapino, duke kërkuar informacion në lidhje me rolin e kompanisë në festivalin e muzikës dhe koncertin e superyllit Travis Scott.
Informacioni që kërkoi komiteti përfshinte detaje rreth sigurisë, kontrollit të turmës dhe rreth çdo informimi para shfaqjes nga Live Nation ose çfarë hapash do të ndërmarrë promovuesi i koncertit për të parandaluar lëndimet ose vdekjet në ngjarjet e ardhshme.
“Raportet e fundit ngrenë shqetësime serioze nëse kompania juaj ndërmori hapat e duhur për të garantuar sigurinë e 50,000 pjesëmarrësve që morën pjesë në Festivalin Astroworld”, tha komiteti në letër.
Komiteti po kërkon që Live Nation të sigurojë dokumentacionin deri më 7 janar dhe që të sigurojë një informim për anëtarët e komitetit deri më 12 janar.
Viktima më e re në “Astroworld” ishte një nëntëvjeçar i quajtur, Ezra Blount. /Telegrafi/