Astronomët kanë zbuluar një sinjal të çuditshëm dhe të vazhdueshëm nga një galaktikë e largët.
Dhe sipas Space.com, zbulimi mund të ndihmojë astronomët të përcaktojnë më në fund burimin e shpërthimeve të shpejta të valëve (FRB).
Shumica e FRB-ve, të cilat janë shpërthime të forta të valëve të radios nga galaktikat miliarda vite dritë larg, zgjasin vetëm disa milisekonda dhe janë ngjarje të njëpasnjëshme.
Ky sinjal i ri – FRB 20191221A – zgjat deri në tre sekonda, duke e bërë atë 1000 herë më të gjatë se mesatarja e FRB, dhe gjithashtu ka modelin më të qartë të përsëritur të zbuluar deri më tani.
Siç supozohet, një shpërthim radio i shpejtë (FRB) është një puls radio kalimtar me gjatësi që varion nga një fraksion i një milisekondi në disa milisekonda, i shkaktuar nga një proces astrofizik me energji të lartë, i pa kuptuar ende.
“Ishte e pazakontë”, ka thënë studiuesi Daniele Michilli i Institutit Kavli të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) për Astrofizikën dhe Kërkimet Hapësinore në një deklaratë.
“Jo vetëm që ishte shumë i gjatë, zgjati rreth tre sekonda, por kishte maja periodike që ishin jashtëzakonisht të sakta, duke lëshuar çdo fraksion të sekondës — bum, bum, bum — si një rrahje zemre. Kjo është hera e parë që vetë sinjali është periodik”.
Ekipi që qëndron pas zbulimit të këtij shpërthimi të fortë dhe të përsëritur përfshin studiues nga “Canadian Hydrogen Intensity Mapping Experiment (CHIME)/ FRB Collaboration”.
Në vazhdim, studiuesit do të përpiqen të kapin shpërthime të mëtejshme nga i njëjti burim që mund të ndihmojë për të zbuluar më përfundimisht se çfarë po i shkakton këto FRB.
Për më tepër, ata shpresojnë që FRB 20191221A mund të përdoret si një lloj “ora astrofizike” falë periodicitetit të tij shumë të besueshëm. Meqenëse frekuenca e këtij shpërthimi do të ndryshojë ndërsa burimi largohet nga Toka, ndryshimet mund të përdoren për të matur zgjerimin e universit.
Që kur u zbuluan për herë të parë në vitin 2007, FRB-të kanë qenë një mister për astronomët të cilët kanë qenë në gjendje të gjurmojnë këto shpërthime në galaktikën e tyre të origjinës, por nuk kanë zbuluar burimin e saktë të emetimit. /Telegrafi/