Astronautët Kate Rubins dhe Victor Glover dolën të dielën (28 shkurt) në pjesën e jashtme të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Ata instaluan korniza mbajtëse për panelet e reja diellore të teknologjisë së fundit.
NASA thotë se panelet e reja diellore do të ofrojnë 30 për qind më shumë energji elektrike për të mbështetur numrin në rritje të pjesëtarëve në stacion dhe eksperimentet që kryhen atje.
SpaceX do të dërgojë gjashtë panelet diellore më vonë gjatë këtij viti, raporton cnn.
Të dy anëtarët e ekuipazhit të NASA-s janë shëtitës veteranë në këtë pikë. Glover tashmë kishte kryer dy shëtitje hapësinore që kur mbërriti në stacionin hapësinor në nëntor. E diela ishte e treta e tij. /Telegrafi/
A comparison of the standard and high definition views from the helmet camera on @Astro_Kate7's spacesuit. #AskNASA | https://t.co/cBNqC5JGaz pic.twitter.com/lGMO24TuLV
— International Space Station (@Space_Station) February 28, 2021
A look at both @NASA_Astronauts working outside the @Space_Station today: Kate Rubins & @AstroVicGlover. They're installing bracket support structures at the base of the station's solar arrays, to enable future upgrades to the arrays. pic.twitter.com/Ed5OrxX8lt
— NASA (@NASA) February 28, 2021