Telegrafi

Astrit Stafaj befasohet ‘live’ në emision për ditëlindje (Foto)

Instrumentisti i njohur Astrit Stafaj feston sot (e premte) ditëlindjen e tij të 37-të.

Me këtë rast ai ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.

Por në këtë ditë të veçantë, ai u gjend në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ku ishte i ftuar, ku edhe pse po festonte ditëlindjen, ai nuk refuzoi ftesën të jetë para prezantuesve Nita Brisku e Dardan Belegu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mirëpo edhe këta të fundit bashkë me stafin e RTV Dukagjinit, ishin kujdesur që t’i bënin atij një befasi vërtet të veçantë me këtë rast për ta falënderuar edhe që këtë ditë vendosi ta ndajë me ta.

Ata kishin blerë një tortë të madhe në formë kitare, me që edhe kitara është instrumenti i tij i zemrës.

Kjo tortë i është servirur Astritit në transmetim direkt. /Telegrafi/