Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani, ka shënuar përsëri në kampionatin elitar të Rumanisë, duke vazhduar formën e shkëlqyer.
Ai kontribuoi me një gol në fitoren 2-0 të Dinamo Bukureshtit ndaj UTA Arad në javën e 30-të të Superligës së Rumunisë.
Selmani shënoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 87-të, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për ekipin e tij.
Me këtë gol, Selmani ka arritur në total 12 gola dhe 6 asistime në 28 ndeshje këtë sezon, duke vazhduar të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Dinamos.
Dinamo Bukureshtit e mbylli edicionin e rregullt të kampionatit në vendin e pestë dhe tani përgatitet për play-off, ku do të luftojë për titullin e kampionit të Rumanisë. /Telegrafi/