Telegrafi

Astrit Selmani: Suedia ekip i fortë, jam krenar që jam pjesë e Kosovës

Sulmuesi i Hammarby, Astrit Selmani, ende nuk ka debutuar me Kosovën shkaku i dokumentacionit,

Ai ka analizuar Suedinë, ndërsa ka folur edhe për periudhën e tij te Kosova, duke shtuar se është krenar që është këtu.

“Presim një ekip fizik. Ata janë të fortë në korner dhe goditjet e lira. Kanë një mentalitet fitues si ekip. Jam i gatshëm për lojë dhe për ndeshjen kundër Suedisë”.

“Të gjithë më kanë pritur mirë dhe më lehtë ishte të vij në Kosovë se diku tjetër. Jam krenar që luaj për Kosovën”.

“Në Suedi ka shumë shqiptar dhe besoj se do të vijnë shumë, shpresoj të vijnë sa më shumë”, ka thënë sulmuesi Astrit Selmani. /Telegrafi/