Telegrafi

Astrit Selmani shënon në derbin e Bukureshtit 

Derbi i kryeqytetit rumun, mes Rapid dhe Dinamo u mbyll pa fitues, me rezultat 1-1. 

Sulmuesi kosovar në formë, Astrit Selmani, arriti të lërë gjurmë edhe në këtë ndeshje. 

Ai shënoi nga pika e bardhë në minutën e 79-të për ta barazuar rezultatin në 1-1. 

Ky ishte goli i tij i katërt në elitën e futbollit rumun prej se kaloi në këtë kampionat. 

Florent Hasani nuk u paraqit fare te Rapid Bukureshit, ndërsa Albion Rrahmani sot është përshëndetur me klubin.

Madje Selmani ka arritur të shënojë në tri ndeshje radhazi, duke ia dhuruar Dinamo Bukureshtit plot pesë pikë./Telegrafi/