Mos arritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK ka qenë temë diskutimi sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Analisti Astrit Gashi, ka thënë se as LDK dhe as VV nuk ia pranojnë kushtet e njëra tjetrës.
Ai thotë së në bazë të bisedave që ka pasur me zyrtarët e dy partive LDK ka kërkuar të merr edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që sipas tij ka qenë befasi edhe për VV-në, përcjell Telegrafi.
Gashi ka thënë se ndarja e ministrive 5-5 është bërë pa ndonjë problem të madh.
Sipas tij LDK pos pesë ministrive, kanë kërkuar edhe kryetarin e Parlamentit dhe presidentin.
Analisti shton më tej se Vetëvendosje ka vendosur kushtin që në momentin kur të votohet presidenti, LDK duhet t’ia lëshojë një ministri Vetëvendosjes dhe raporti i ministrive të kalojë 6-4 në favor të Vetëvendosjes./Telegrafi/