Telegrafi

Aston Villa rikthen interesimin për Milot Rashicën – por sa janë gjasat për t’u realizuar transferimi?

Aston Villa ishte tejet i interesuar në verën e këtij viti në Milot Rashicën, mirëpo dështuan të arrinin marrëveshje me Werder Bremenin për shumën e transferimin.

Por, skuadra angleze duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi i 24-vjeçarit dhe do të tentojë sërish në afatin kalimtar të janarit.

“Milot Rashica i Werder Bremenit ishte nën shënjestrën e Aston Villës, mirëpo ndryshoi gjithçka te shuma e marrëvshjes”, ka thënë Gregg Evans, gazetar i The Athletic.

“Kosovari është i lënduar dhe vështirë se kthehet në muajin e ardhshëm, derisa një marrëveshje për transferim është e komplikuar”.

“Aston Villa do të rikthehet edhe një herë për të, andaj mbetet të shihet se ku do të qëndrojnë gjërat mes të trija palëve”, ka shtuar më tej Evans.

Lexo po ashtu Tjetër lëndim për Milot Rashicën, deri në fund të janarit jashtë fushave

Reprezentuesi i Kosovës i ishte bashkuar Werder Bremenit nga Vittese në janar të vitit 2018, duke bërë 79 paraqitje, ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 15 asistime.

Në dy sezonet e tij të fundit në Weserstadion, kosovari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në 54 paraqitje në Bundesliga, që i bije 1,86 gola për ndeshje. /Telegrafi/