Legjenda franceze, Thierry Henry ka përfunduar në radarin e skuadrës së njohur angleze, Aston Villa.
Aston Villa ka tanimë disa pronarë të rinj që kanë blerë shumicën e aksioneve në klub.
Këta pronarët e rinj të klubit anglez janë të gatshëm të investojnë para në klub pasi duan t’i kthehen sukseseve dhe niveleve të larta.
Pronarët janë duke vendosur nëse dëshirojnë të sjellin një menaxheri të ri në klubin e tyre.
Sipas tabloidit Daily Mail, Thierry Henry ka përfunduar në listën e ngushtë për trajnerin e ri të Aston Villas.
Legjenda franceze shihet si ideal për të zëvendësuar Steve Bruce, nëse nevojitet një ndryshim në krye të skuadrës.
Henry ishte një ndihmës-trajner te Kombëtarja e Belgjikës, e cila zuri vendin e tretë në Botërorin “Rusia 2018”.
Mediumi anglez gjithashtu raporton se e pasigurt nëse Henry do të jetë i interesuar në pozitën e trajnerit te Villa, pasi më parë dëshiron të bëjë përvojë. /Telegrafi/