Telegrafi

Aston Villa ia cakton çmimin Grealishit – United refuzon të paguajë shumën

Manchester United duket se do të heq dorë nga Jack Grealish shkaku i shumës së lartë që e kuron Aston Villa.

Klubi anglez ka bërë të ditur se skuadra që dëshiron t’i marrë shërbimet e lojtarit, duhet të paguajë 88 milionë euro.

Djajtë e Kuq kanë bërë të ditur se ata nuk duan të paguajnë atë shumë marramendëse, shkaku që tashmë janë në garë edhe për Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit.

Pronari i Aston Villës, Nassef Sawiris ka bërë të ditur se nuk do të lejojnë lojtarin të largohet nën vlerën e 88 milionë eurove.

Uniteti duhet të ofrojë disa lojtarë për të realizuar transferimin e Gralish, ndryshe duhet të pres deri në janar apo në verën e vitit 2021. /Telegrafi/