Sulmuesi anësor, Leon Bailey pritet të jetë lojtar i ri i Aston Villas pasi klubi anglez tashmë ka konfirmuar marrëveshjen me Bayer Leverkusenin.
23-vjeçari nga Xhamajka ka shkëlqyer me klubin gjerman në Bundesliga, duke bërë shumë klube të njohura për vete.
Megjithatë, Bailey pritet ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier te klubi Aston Villa.
Është vet klubi anglez që ka konfirmuar marrëveshjen me Leverkusenin, ndërsa lojtari do të zyrtarizohet posa t’i kryej testet mjekësore.
Aston Villa and Bayer Leverkusen have reached an agreement for the transfer of Leon Bailey subject to the player completing a medical and finalising personal terms.
— Aston Villa (@AVFCOfficial) July 31, 2021
“Aston Villa dhe Bayer Leverkusen kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Leon Bailey me kusht që lojtari të përfundojë testet mjekësore dhe të përfundojë kushtet personale”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Bailey si duket vjen si përforcim i madh i vijës përpara dhe pasues i Jack Grealish, i cili me shumë mundësi do të transferohet te Manchester City. /Telegrafi/