Telegrafi

Aston Villa dhe Leeds Unitedi të gatshëm për të paguar çmimin e kërkuar nga Werder Bremeni për Milot Rashicën

Milot Rashica (Foto: Oliver Hardt/Getty Images/Guliver)

Klubet angleze, Aston Villa dhe Leeds United mbeten në kontakt me Werder Bremen për yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Sulmuesi i Kosovës pritet të shitet nga Werderi këtë verë, megjithëse mbetet ende pjesë e gjigantëve nga Bundesliga.

Sipas DeichStube, Werderi dëshiron 25 milionë për të shitur Rashicën, me RB Leipzig ka ofruar 15 milionë euro për vushtrriasin.

Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Werderit flet për të ardhmen e Rashicës: Nuk ka kuptim që Miloti ta pres më gjatë këtë klub

Si e tillë, shitja e ish-sulmuesit të Vushtrrisë te një klub i huaj tani është më e mundshme.

Aston Villa thuhet se është e gatshme të përmbush vlerësimin e Werderit menjëherë.

Lexo po ashtu Aston Villa e gatshme të bëjë ofertën e madhe për Milot Rashicën

Përveç kësaj, edhe ekipi i inkuadruar këtë sezon në Ligën Premier, Leeds është gjithashtu i etur për të blerë Rashicën.

“Ai është një lojtar që ka nevojë për një sfidë të re. Është koha për të hedhur hapin tjetër”, ka thënë agjenti Altin Lala kohëve të fundit. /Telegrafi/