Site icon Telegrafi

Aston Villa bën ofertën e parë për Rashicën, por Werderi kërkon më shumë

Milot Rashica duket gjithnjë e më larg skuadrës aktuale Werder Bremen.

Sulmuesi i Kosovës ka kaluar një sezon të madh personalisht, por nuk mund të thuhet njëjtë edhe për Werder Bremenin.

Werder është drejt rënies në Bundesliga 2 dhe klubi pas pandemisë Covid 19 është duke kaluar nëpër një krizë financiare.

Shitja e Rashicës pritet t’i zgjidhë problemet e klubit me financat dhe tanimë ka ardhur oferta e parë.

Aston Villa ka bërë ofertën e parë prej 20 milionë eurove, por që kjo ofertë është hedhur poshtë nga Werder.

Klubi gjerman i ka bërë të qartë anglezëve se klauzola e largimit të Rashicës nga ta është 38 milionë euro për klubet jashtë kufijve të Gjermanisë.

Edhe Rashica është skeptik për momentin për të pranuar ofertën e Aston Villës, pasi fillimisht dëshiron ta kuptoj nëse klubi do të mbetet pjesë e elitës së futbollit anglez.

Werder po pret që deri në verë të dalë një skuadër jashtë kufijve gjerman që do ta paguajë klauzolën e Milotit në mënyrë që klubi të shpëtojë nga kriza financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version