Telegrafi

Aston Martini i ri i James Bondit (Video/Foto)

Gjatë njoftimit zyrtar për filmin e 24-të të agjentit sekret “007” me titull “Spectre”, Aston Martin ka prezantuar zyrtarisht modelin DB10 që gjithashtu do të shfaqet në filmin e ri për James Bondin.

Aston Martin DB10 është promovuar në studion “Pinewood” në Londër, dhe ka paralajmëruar evoluimin e dizajnit të modeleve të ardhshme të Aston Martin, të pajisur me motorë të cilat do të furnizohen nga Mercedes-AMG, transmeton Koha.

Drejtori ekzekutiv i Aston Martin, Andy Palmer, njoftoi se DB10 do të prodhohet në një seri të limituar prej vetëm 10 njësi, dhe ky DB do të jetë më i veçantë ndonjëherë.

Informacione tjera specifike për këtë veturë do të bëhen të ditura më vonë. /Telegrafi/