Site icon Telegrafi

Aston Martin Vantage do të ketë vetëm këtë ngjashmëri me DB11 (Foto)

Prodhuesi britanik Aston Martin, ka bërë të ditur se do ta lansojë në fund të vitit që vjen, modelin e veçantë Vantage.

Kjo super-makinë, pritet të jetë unike dhe të dallojë krejtësisht nga paraardhësit, por e ka vetëm një detaj me të cilin ngjason me të tjerat, transmeton Telegrafi/

Drejtuesit e kompanisë, kanë thënë se modeli i ri do të trashëgojë vetëm dorëzat e dyerve nga DB11 dhe asgjë tjetër.

Struktura dhe sistemi i punimit të pjesës së jashtme, do të dallojë nga ato që janë parë te Aston Martin, apo të ndonjë prodhuesi tjetër.

Megjithatë, brendësia dhe mënyra e lëvizjes së Vantage, mund të ketë ndonjë ngjashmëri me makinat e mëparshme, por që nuk bëhet e ditur për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version