Gjatë vitit që po e lëmë pas, kompania britanike ka qenë në vëmendjes me modelet DB11 dhe AM-RB 001.
Por, kur u mendua se Aston Martin nuk ka më çfarë të tregojë për këtë vit, është shfaqur një model i ri, transmeton Telegrafi.
Spiunët e kanë fotografuar një Vantage të ri, teksa testohej në një terren m borë.
Mediet e kanë quajtur këtë si ‘stërvitje’, meqenëse kjo makinë është shumë e gjerë dhe e lakuar, duke e konsideruar trupin e saj sikur të jetë me muskuj.
Siç mund të shihni në fotografitë e postuara më poshtë, ky model dallon shumë nga ato që janë prodhuar më parë, por nuk i ka ndryshuar tiparet që kishte.
Grilli duket më i vogël, apo është thjeshtë efekti i kamuflazhit, ndërsa kapaku është më i fryrë dhe shumë i gjatë. Gjë që nuk lë vend për dyshime, se brenda tij do të jetë një motor gjigant që ka shumë kuajfuqi.
Sidoqoftë, për të gjitha këto do të kuptojmë në fund të vitit 2017-të, kur pritet të lansohet zyrtarisht ky automobil luksoz dhe sportiv. /Telegrafi/