Njëherësh, makina e parë që Aston Martin po e prodhon në fabrikën e ndërtuar në Wales
Pasi që edhe Ferrari po lanson SUV, nuk është më çudi që edhe Aston Martin po lanson një makinë të tillë, transmeton Telegrafi.
Prej se është bërë e ditur për modelin Varekai, prodhuesi anglez nuk e ka bërë të ditur asnjë detaj. Megjithëse pritej shumë se çfarë do të përmbajë kjo makinë, është thënë se do të adoptojë specifikat e DB11 që e ka motorin 4.0 litra që prodhon 700 kuajfuqi.
Së fundmi, Aston Martin ka bërë të ditur se makinën e parë SUV, do ta lansojë në këtë kohë të vitit që vjen. Por, ka treguar disa ambiente të fabrikës së re që ndodhet në Wales të Anglisë, ku do të prodhohet Varekai.
Ky jo vetëm që është modeli i parë që prodhohet aty, por pritet të jetë bazë edhe për modele tjera siç është Lagonda tërësisht elektrik. /Telegrafi/