Konkurrencë e fuqishme për McLaren dhe Ferrari
Në fillim, ishte Ferrari që solli SP1 dhe SP2, ndërsa më vonë atë e përdori edhe McLaren, transmeton Telegrafi. Kjo makinë ekskluzive pa tavan, që ngjanë shumë me makinat e garave të kohës, është kthyer sërish.
Deri më tani, ishte thënë se Aston Martin, dëshiron të jetë pjesë e këtij grupi makinash, ndërsa tani edhe u konfirmua. Për të nderuar fitoren e DBR1 në Le Mans të vitit 1959, Aston Martin planifikon të sjellë një V12 Speedster.
Vetëm silueta e kësaj makine është treguar deri më tani, që ngjanë shumë me makinat rivale, ndërsa nuk janë bërë të ditura detajet. Brenda pritet ta ketë motorin e DBS Superlaggera me 5.2 litra, që prodhon nga 690 deri në 715 kuaj fuqi.
Mësohet se do të lansohet në vetëm 88 njësi, derisa pritet të jetë e fuqishme dhe me dukje shumë të mirë. /Telegrafi/